Vendosni fjalën kyçe....

Ish-udhëheqësi serb në Bosnjë Radovan Karaxhiç do e vuajë dënimin në Britaninë e Madhe


Qeveria e Britanisë së Madhe ka rënë dakord për transferimin e Radovan Karaxhiçit, ish-udhëheqësit serb të Bosnjës në kohën e luftës, i cili u dënua për krime lufte, në një burg në sajin, tha Zyra e Jashtme, e Komonuelthit.

“Britania e Madhe ka rënë dakord që Radovan Karaxhiç, i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, duhet të transferohet në një burg të Britanisë së Madhe për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tij.” – thuhet në deklaratë.

Dominic Raab, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe tha se Mbretëria e Bashkuar mund të krenohej që ka luajtur një rol në arrestimin e Karaxhiçit në 2008.

“Ne duhet të krenohemi me faktin që nga mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar arrestimin e tij, në qelinë e burgut me të cilin përballet tani, Britania ka mbështetur ndjekjen 30-vjeçare të drejtësisë për këto krime të tmerrshme.” – tha Raab.

Karaxhiç u arrestua në kryeqytetin serb, Beograd, në 2008 pas 11 vitesh në arrati.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nëvitin 2016 e gjeti Karaxhiçin, president i Republika Srpska gjatë konfliktit në Ballkan, fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke e dënuar atë me 40 vjet burg.

Në 2019, gjykata hodhi poshtë ankesën e Karaxhiç kundër dënimit dhe e çoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *