Vendosni fjalën kyçe....

Vdes në burg vrasësi serial më famëkeq i Francës, përdhunoi e gjymtoi 11 vajza të reja


Vrasësi serial më famëkeq i Francës, i quajtur ‘Ogri i Ardeneve’, ka vdekur në burg më moshën 79-vjeçare.

Michel Fourniret, ka vdekur në një spital në burgun e Parisit pas problemeve me frymëmarrjen, pohuan autoritetet franceze. Ai rrëfeu për vrasjen e 11 vajzave të reja midis vitit 1987 dhe 2003, shumë në bashkëpunim me gruan e tij.

Fourniret ndërroi jetë të hënën në spitalin Pitie-Salpetriere (UHSI) në Paris, u tha gazetarëve prokurori Remy Heitz. Ai u shtrua në spital në 28 prill me vështirësi në frymëmarrje. Ai gjithashtu kishte probleme me zemrën dhe Alzheimerin, sipas gazetës Le Parisien.

Gjatë një periudhe prej 15 vjetësh, Fourniret kishte mbytur, goditur me thikë ose vrarë me armë zjarri të paktën 11 vajza në të gjithë Francën Veriore dhe Belgjikë, i ndihmuar nga e dashuria e tij dhe gruaja e atëhershme, Monique Olivier. Sipas vetë dëshmisësë tij, ai gjuante virgjëreshat për përdhunim dhe vrasje.

Ai u dënua për herë të parë për sulm seksual në 1977, por iu dha një dënim me kusht. Në 1984, ai u burgos dhe filloi një korrespondencë me Olivier ndërsa ishte pas hekurave. Ata u martuan në 1989.

Ishte Olivier ai që përfundimisht u rrëfeu autoriteteve vrasjen, pasi një vajzë 13-vjeçare që ata u përpoqën të rrëmbenin u arratis me sukses në vitin 2003. Çifti u arrestua në Belgjikë dhe u ekstradua në Francë për gjyqin e tyre në vitin 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *