Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouver, policia kanadeze kërkon për të dyshuarin


Policia kanadeze po kërkon të dyshuarin ose të dyshuarit pasi një person u qëllua për vdekje në mes të ditës jashtë terminalit kryesor të Aeroportit Ndërkombëtar të Vancouver në Richmond.

“Një burrë u qëllua dhe u vra këtë pasdite pranë terminalit të nisjes së brendshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Vancouver. Më vonë do kemi hollësi më të plota për median lidhur me ngjarjen,” shkroi të dielën policia.

Deklarata pasoi raportet e policisë dhe ekipeve mjekësore që mbërritën të parat në vendin e ngjarjes. Më vonë autoritetet e aeroportit thanë se situata ishte nën kontroll dhe se po punohej normalisht.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *