Vendosni fjalën kyçe....

A u vetëvra në Berlin, Hitleri? Nxirret në ankand letra dërguar gjeneralit


Kreu i shtëpisë së ankandit që po shet një pjesë të sendeve personale të ish-diktatorit nazist, Adolf Hitler, ka gjetur mes tyre edhe një letër që sipas tij tregon se Hitleri është vetëvrarë në Berlin.

Sipas tij, Hitleri e përshkruan veten si një lider të guximshëm të njerëzve të tij deri në fund të jetës.

Një telegram i dërguar nga Adolf Hitleri në prill të vitit 1945 tek një prej gjeneralëve të tij, duke e informuar se liderët nazistë kishin për qëllim të qëndronin në Berlin përballë forcave sovjetike që po përparonin.

“Do të qëndroj në Berlin, për të marrë pjesë, në mënyrë të ndershme, në betejën vendimtare për Gjermaninë dhe për të vendosur një shembull të mirë për të gjithë ata që mbeten.” – Hitleri i shkroi Marshallit Ferdinand Schorner.

“Unë besoj se në këtë mënyrë unë do t’i jap Gjermanisë shërbimin më të mirë. Për të gjithë ju, duhet bërë çdo përpjekje për të fituar betejën për Berlinin, mund të ndihmoni me vendosmëri, duke e shtyrë drejt veriut sa më shpejt që të jetë e mundur .” – shton Hitleri në letër.

Më 30 prill 1945, Adolf Hitleri dhe partnerja e tij Eva Braun kryen vetëvrasje në bunkerin e Hitlerit në Berlin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *