Vendosni fjalën kyçe....

Përdorte ujin e fshatit për kanabisin – Në kërkim 23-vjeçari nga Poçemi, procedohet kryeplaku dhe punonjësi i Ujësjellësit


Një 26-vjeçar në Poçem është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kultivonte lëndë narkotike, dhe për mirëmbajtjen e tyre madje përdorte dhe ujin e fshatit.

Për këtë arsye janë proceduar penalisht dhe kryeplaku i fshatit Poçem dhe një punonjës i ujësjellës kanalizimeve.

I dyshuari ka ndërhyrë në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen “Belagore”, duke bërë lidhje të paligjshme për të ujitur kanabisin që kishte mbjellë në një zone të pyllëzuar.

Detajet e Policisë

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe falë informacioneve policore të administruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Poçem, në afërsi të lagjes “Belagore”, disa bimë narkotike.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Poçem, dhe po punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, proceduan penalisht kryeplakun e fshatit, shtetasin A. S., 65 vjeç, si edhe punonjësin e ujsjellës kanalizimeve Mallakastër, shtetasin A. B., 60 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen “Belagore” autori ka ndërhyrë duke bërë lidhje të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *