Vendosni fjalën kyçe....

Digjet një makinë në Krujë, policia shoqëron 6 persona


Foto ilustruese

Një automjet është djegur mbrëmjen e kaluar në Krujë dhe policia ka shoqëruar 6 persona për ngjarjen, pasi ngjarja dyshohet si e qëllimtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në Krujë ku ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit me inicialet S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *