Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 172 viktima nga COVID-19.
Deri më tani numri total i humbjeve të jetës nga kjo sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS COV2 ka shkuar në 31 mijë.
Të infektuarit në total kanë shkuar në 221,216 teksa rastet aktive janë 81,266. Ndërsa ditën e sotme u regjistruan 1402 raste të reja.
12,865 pacientë gjenden momentalisht në spitale kurse 952 janë në terapi intensive.