Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Vaksina kundër Covid-19 e gatshme brenda prillit 2021, s’do jetë e detyrueshme


Presidenti amerikan Trump ka njoftuar se mjaft vaksina kundër koronavirusit do të jenë në dispozicion për ‘çdo amerikan’ brenda prillit 2021.

Ushtria do fillojë shpërndarjen sa më shpejt, pas përfundimit të Fazës 3, tha ai.

“Deri në prill, çdo amerikan që dëshiron të vaksinohet do të ketë mundësinë të vaksinohet. Nuk është një vaksinim i detyruar, natyrisht.” – tha Dr. Scott Atlas, anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, i kërkuar nga Trump për të dhënë specifikat në konferencën për shtyp të së premtes.

Njoftimi sqaron vërejtjet e bëra në konferencën e së enjtes, ku Trump dhe Atlas folën për ‘qindra miliona doza’ të një vaksine të disponueshme diku në tremujorin e parë të 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *