Vendosni fjalën kyçe....

Boiken Abazi i Vetëvendosjes publikon fletët e votimit: Çfarë gjetëm nga pamjet filmike rastësore, krimi elektoral të ndëshkohet


Kandidatit i Vetëvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi, ka publikuar disa fletë votimi duke pretenduar se votat e tij mund të jenë deformuar.

Ai shkruan se nga 3 vota të vlefshme për të, janë gjetur në mënyrë rastësore pas një vëzhgimi ntë pamjeve filmike në KZAZ 30 në Tiranë edhe 28 fletë votimi të tjera ku përveç shenjës në kuadratin e tij kanë pasur edhe një shenjë tjetër për një nga partitë e mëdha, PS ose PD.

Abazi thekson se nga 3 vota, ai mund të ketë potencialisht 31 të tilla duke bërë thirrje për zbardhjen e së vërtetës e ndëshkim të krimit elektoral.

“Nga 3 vota, potecialisht 31 vota në Bërzhitë – Bashkia Tiranë

Mbrëmë morëm nga KQZ-ja një pjesë të konsiderueshme të pamjeve filmike nga Qendrat e Numërimit për Qarkun Tiranë, ku kam kandiduar si i pavarur. Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë. Gjetjet e ekipit janë domethënëse, si në vijim:

Votat e raportuara nga KQZ-ja për 8 Qendrat e Votimit të Njësisë Administrative Bërzhitë për kandidaturën time janë në total 3.

Në ndërkohë, nga monitorimi i ekpit të aktivistëve i pamjeve filmike për 8 Qendrat e Numërimit del që:

  • 2 vota të tjera për kandidatin e pavarur kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal.
  • 21 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS.
  • 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD.
  • 1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD.

*** Kjo do të thotë se nga 3 vota, potecialisht në Bërzhitë numri i votave tona mund të ketë qenë 31.

Në vijim do të gjeni tabelën përmbledhëse të të dhënave të monitorimit, si dhe fotografitë për të gjithë fletët e votimit të sipërpërmendura. Këto fotografi nuk janë publikuar më herët dhe i kemi marrë nga pamjet filmike të KQZ-së.

Është tejet e rëndësishme që e vërteta të zbulohet për atë që ka ndodhur. Krimi elektoral duhet ndëshkuar! Njësia administrative Bërzhitë, e përzgjedhur prej nesh në mënyrë rastëore, dëshmon se ka patur një deformim të votës dhe shkelje të rënda ligjore.” – shkruan Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *