Vendosni fjalën kyçe....

Pas Gjiknurit, Kim shkon të takojë Alibeajn


Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Gjiknuri në selinë rozë, ambasadorja amerikane Kim ka shkuar në kryesinë e Kuvendit ku po takohet me Enkelejd Alibeajn.

Takimet e Kim vijnë teksa në vend prej disa javësh ka pasur përplasje të forta politike mes shumicës e opozitës për çështjen ‘McGonigal’ dhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit të premten e shkuar që ia la vulën e simbolet e PD-së grupit të Alibeajt.

Sali Berisha e ka akuzuar në disa deklarata ambasadoren Kim si pjesë të një grupi gjobënësish ndaj biznesmenëve shqiptarë, bashkë me kryeministrin Rama, ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, të dërguarin special në Ballkan Gabriel Escobar e zyrtarë të tjerë të PS-së.