Ambasadorja amerikane në Tiranë ka thënë se reforma në drejtësi po ecën hap pas hapi.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se reforma nuk do jetë e shpejtë, e lehtë apo e përsosur.
Reagimi i ambasadores vjen pas vendimit të gjykatës për sekuestrimin e pasurisë së dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të cilët në vetting nuk arritën të justifikojnë pasurinë.
“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Lartë të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.” – shkruan ambasadorja.