Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për trafik droge, kapet rastësisht pasi shëtiti me ‘delfinin e ngordhur’ (Video)


Policia ruse ka kapur një burrë 40-vjeçar, i cili ishte në listën e të kërkuarve, i dyshuar për trafik droge në sasi jashtëzakonisht të mëdha, pasi ai u pa në një kamerë CCTV duke mbajtur rastësisht një gjitar detar të ngordhur rreth qytetit turistik të Soçit.

Videoja e çuditshme që qarkullon në internet tregon njeriun që mban ‘delfinin’ në banesën e tij. Policia lokale tha të enjten pasi këqyri pamjet se burri në fjalë ishte në kërkim pasi akuzohej për trafik droge.  

Ndërsa policia e identifikoi kafshën si një “delfin të ngordhur”, pamjet e disponueshme sugjerojnë se ishte në fakt një tjetër kafshë detare, një lloj i vogël balene që lidhet më shumë me balenat beluga sesa me delfinët.

Kafsha tashmë ishte e ngordhur kur i dyshuari e gjeti në plazh, siç theksoi policia, pa dhënë hollësi se pse burri vendosi të rrëmbejë krijesën e ngordhur.

Ai u arrestua në rezidencën e tij në qytetin bregdetar të Adler, që ndodhet në jug të Soçit. I dyshuari së shpejti do t’i dorëzohet autoriteteve të rajonit të Moskës për t’u përballur me akuzat e trafikimit të drogës në sasi të mëdha. Nëse shpallet fajtor, burri përballet me 15 deri në 20 vjet burg.