Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Faleminderit për videon e mrekullueshme, nga hiri ynë ne do ringrihemi si Feniksi


Në deklaratën e sotme për mediet, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi falenderoi të rinjtë për videon që qarkulloi mbrëmjen e kaluar në rrjetet sociale.

“Dua të falenderoj ata të rinj që kishin bërë atë video të mrekullueshme, me Feniksin ku nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë.”– tha Kryemadhi.

Ajo foli për makina me xhama të errët që kanë lëvizur në vend, për të shpërndarë para për të blerë votat. Por ajo theksoi se pavarësisht humbjes së thellë me vetëm 4 mandate.

“Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të shkuar pranë numëruesve tanë për t’iu dhënë forcë, për të evidentuar çdo parregullsi dhe manipulim sepse faktet do dalin se si, makinat me xhamat e errëta kanë lëvizur ditën e shtunë në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke shpërndarë paratë e drogës, paratë e krimit, mafias, betonit. Nga Londra, Berlini, Spanja, Kolumbia.

Këto para nuk janë gjë tjetër veçse helmi që helmon të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë të rinjtë dhe të rejat, janë kundra helmit. Janë ata që nuk do të lejojnë askënd që të bëjë pazare me të ardhmen e tyre.

Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja. Meqenëse e kanë merak shumë që e përmend Zotin: Djemtë e errësirës janë më të shpejtë se djemtë e dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Jezu Krishtin kur e çuan për ta kryqëzuar, nuk e dimë sa herë u rrëzua me kryqin në krah por vetëm një gjë dimë, që në fund vajti dhe u ukl në krah të Zotit.

Prandaj dhe ne jemi rrëzuar dhe do të rrëzohemi, por do të ringrihemi sepse kemi besim në zemër, kemi kurajo, kemi shpirt dhe e duam këtë vend.”- tha zonja Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *