Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 4634 nga 5199 kuti, PS vijon kryesimin me 72 mandate


Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, më saktësisht nga 4634 Qendra Votimi nga 5199 të tilla.

Sipas rezultateve të përditësuara nga KQZ sot në orën 07:01, rezulton se Partia Socialiste vijon të udhëheqë me 668975 mijë vota ose 48.65% të tyre.

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim numëron deri më tani 541431 ose 39.38%, ndërsa Lëvizja socialiste për Integrim ka mbledhur 94973 vota, e përkthyer në përqindje 6.91%.

Pas tyre qëndron dhe supriza e këtyre zgjedhjeve, Partia Social Demokrate e Tom Doshit me 30549 vota ose 2.22%.

Të përkthyera në mandate, këto rezultate tregojnë:
PS: 72
PD: 59
LSI: 6
PSD: 3

REZULTATET SIPAS QARQEVE:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *