Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 në jug të vendit


Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka tronditur sot jugun e vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka njoftuar se lëkundjet janë regjistruar në orën 07:26 me epiqendër 5 km nga Borshi.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qytete në jug të Shqipërisë.

Në fakt lëkundje të tjera ishin ndjerë edhe më parë pas mesnatës, por nuk ishin kaq të fuqishme pasi kishin magnitude më të vogla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *