Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesit e rinj të PD, Basha bën publike emrat që propozon


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bëri të ditur emrat që ka propozuar për drejtues të rinj të PD.

Mes emrave që propozon Basha është edhe ish-presidenti Bujar Nishani, duke e propozuar si kryetar të Këshillit Kombëtar të PD.

“Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së i cili në rendin e ditës ka dy çështje shumë të rëndësishme. Së pari zgjedhjen e kryesisë të PD-së, dhe pika e dytë ka të bëjë me gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Sot shpalos unë emrat e propozuar për 15 anëtarët e kryesisë së PD-së: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Arben Beqiri, Arben Ibro, Avenir Peka, Bardh Spahia, Besard Kadia, Dhurata Çupi, Dritan Shano, Dorjan Gjon Markaj, Endri Hasa, Enkelejd Alibeja, Enkeleda Sallaku, Eno Bozdo, Enri Çeno, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatbardh Sallaku, Fitim Zekthi, Flamur Noka, Flamur Hoxha, Florion Nima, Gazmend Foduzi, Genc Pollo, Genc Stazimiri, Genti Malko, Gerti Bogandi, Grida Duma, Jamarbër Malltezi, Jorida Tabaku, Kastriot Sulka, Klevis Balliu, Luçjano Boci, Madia Meçorpapja, Oerd Bylykbashi, Bujar Nishani, Valentina Duka, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Roland Bejko, Rudina Hajdari, Tomorr Alizoti, Tritan Shehu “, u shpreh Basha. 

Propozimet e Bashës:

Për sekretarin e Përgjithshëm propozohet:Gazmend Bardhi, Dorjan Teliti. 

Për Sekretarin për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata dhe Marinela Niu.

Sekretari Organizativ: Sahit Dollapi, Lulzim Omuri

Sekretar për çështjet zgjedhore: Ivi  Kaso dhe Dorjan Gjekmarkaj

Sekretar për burimet Njerëzore:Ervin Minarroli dhe Minushe Llazaj

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Bujar Nishani

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *