Vendosni fjalën kyçe....

Meta thërret me ‘videocall’ Sokol Ballën në transmetim ‘live’: Presidenti në detyrë sot


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka telefonuar sot gazetarin Sokol Balla të televizionit “News 24” gjatë një transmetimi live për procesin e votimeve.

Ai e thirri me video dhe Balla dukej vërtet shumë i suprizuar pasi nuk e priste.

Meta tha se procesi i votimit po ecën shkëlqyeshëm dhe se nuk pritet të ketë incidente sot, pasi ai është në detyrë.

Biseda:

Sokol Balla: Mirëmëngjesi!

Ilir Meta: Lidhje live?!

Sokol Balla: Po.

Ilir Meta: Koli procesi po ecën shkëlqyeshëm, sidomos në Elbasan. Këshilltarët e presidentit me lejen e zotit Celibashi janë kudo. Dy gishtat për mua janë dy Marsi, është Kushtetuta.

Sokol Balla: Kam një pyetje. Presidenca ka dërguar vëzhguesit e saj në 3 qarqe. Pse pikërisht në ato tre qarqe? Prisni të ketë situata.

Ilir Meta: Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës këtu, në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, vendosmëri dhe dashuri për Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *