Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga, humb jetën i riu në aksin Gosë-Vilë Bashtovë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.

Aksidenti i ka marrë jetën një të riu.

Shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.