Vendosni fjalën kyçe....

LSI jep sqarimin e saj: Komisionerët tanë janë aty, po presin emërimin nga KZAZ-të


Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë versionin e saj për mosnisjen në kohë të procesit të votimit në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50 në Elbasan, pasi mungonte një nga komisionerët e LSI-së.

LSI thotë se në 13 qendrat e votimit në 4 KZAZ-të e Elbasanit, komisonerët e tyre janë paraqitur, por po presin t’iu çojë KZAZ-ja emërimin.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit. Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD.”- thuhet në njoftimin.

Votimi në këtë qendër votimi nuk kishte filluar pasi komisionerët e të tre subjekteve politike PS, PD dhe LSI ishin ndërruar, mirëpo nsë për dy partitë e para komisionerët zëvendësues ishin konfirmuar, ai i LSI-së ende jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *