Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i pavarur në Dibër Elton Debreshi takim online me organizatën europiane e ish-ministrin grek Varoufakis


Kandidati i pavarur në Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi, ka zhvilluar sot një takim online me përfaqësues të lëvizjes mbarëeuropiane Diem25 si dhe ish-ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis.

Gjatë takimit, shkruan Debreshi, është diskutuar mbi përpjekjen për të përfaqësuar zërin e minatorëve dhe banorëve të Dibrës në parlamentin e ardhshëm.

“Sot kishim nje takim online me perfaqesues te levizjes mbarevropiane Diem25 dhe me Yanis Varoufakis-in, ish-minister i financave te Greqise dhe kryetar i partise Mera25 ne Parlamentin grek. Me ta diskutuam lidhur me perpjekjen tone per te perfaqesuar zerin e minatoreve dhe te gjithe banoreve te Dibres ne Parlament ne zgjedhjet e 25 prillit, ku morem mbeshtetjen e tyre te plote.” – shkruan Debreshi.

Ai shton më tej në takimin online është folur gjithashtu mbi problematikat me të cilat përballen punëtorët e vendeve të ndryshme në botë si dhe emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi.

Po kështu gjatë bisedës është folur edhe mbi kushtet e gjendjen e minatorëv si dhe punonjësve të fasonerisë gjatë pandemisë.

“Gjithashtu folem edhe per problematikat me te cilat perballen punetoret ne vende te ndryshme te botes, sidomos emigrantet shqiptare qe punojne ne Greqi dhe nevojes qe kane per organizim sindikal. Me Rosemary-n, perfaqesuesen e Diem25 nga Britania e Madhe – diskutuam mbi situaten e punetoreve qe punojne neper galerite e kromit dhe fabrikat e fasonerive gjate periudhes se pandemise. Mungesa e masave anti-Covid ka bere qe keto vende pune te kthehen ne vatra infeksioni. Ne perfundim te bisedes, vendosem te dalim me nje deklarate te perbashket qe do te publikohet diten e neserme.” – mbyll reagimin e tij Debreshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *