Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu për moskandidimin nga PD-ja: Shqipëria e kërcënuar në çdo drejtim, s’është koha për interesa personale


Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka deklaruar sot se pavarësisht se ndihet i keqardhur që nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputet, nuk është koha për të parë interesat personale pasi bëhet fjalë për mbijetesën e shtetit shqiptar.

“Ndjeq keqardhje se është nder e privilegj që të jesh në parlament duke përfaqësuar PD-në, por në situatën ku ndodhemi nuk ka kohë për të parë interesat apo qejfet  personale. Besoj thellësisht që ka një dakordësi mbarëkombëtare sepse sot jemi në një luftë për mbijetesën e shtetit shqiptar e demokracinë pasi të dyja janë sot në një kërcënim nga regjimi. Në planin personal kam një një mirënjohje të thellë për qytetarët e demokratët e Pogradecit që më dhanë mundësinë të isha në Parlament. Po kështu kam mirënjohje ndaj strukturave të PD-së e banorëve të Unazës të cilët më kanë mbështetur gjatë kohës që kam qenë i arrestuar.” – tha Balliu.

Ai shtoi më tej se karriera e tij politike sapo ka nisur ndërsa thekson se para kërcënimeve ku gjendet vendi ku janë cenuar interesi kombëtar, ekonoia, e drejta e votës e liria e shtypit, interesat personale kalon në plan të dytë.

“Ndjej keqardhje që nuk jam në listë  por karriera ime politike ka nisur tani dhe nuk është fundi. Kjo nuk është çështje personale, këtu është cenuar interesi kombëtar, është kërcënuar Shqipëria, e drejta e votës, liria e shtypit, ekonomia, Pavarësia e Kosovës, interesa kombëtare. Kjo nuk ëshë koha për të parë interesin personal. Me banorët kam komunikim të përditshëm pasi kemi kaluar situata të rrezikshme ku jemi përplasur me grupe kriminale. Banorët e Unazës do marrin atë që kanë në marrëveshje me kryeministrin e ardhshëm Basha. Do marrin paratë siç u takon me çmimin e tregut, ndërsa ata që grabitën shtëpitë e tyre do shkojnë në burg se nuk ka rrugë tjetër.” – shtoi Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *