Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Palët duhet të ulen për dialog


Presidenti i Republikës Ilir Meta i ndodhur në Berlin është shprehur në një intervistë për Deutsche Welle, se palët politike në vend duhet të ulen për dialog.

Meta thotë se edhe ditën kur opozita vendosi të digjte mandate ishte po në Gjermani dhe pavarësisht apelit për të dyja palët, zëri i Presidentit nuk u dëgjua.

Meta u shpreh se “asnjëherë nuk është vonë. Unë në mënyrë të vazhdueshme kam nxitur vendosjen e dialogut, por për fat të keq të dy palët kanë vendosur disa kushte që e kanë bërë të pamundur një tryezë apo një takim zyrtar”.

Pavarësisht kushtit të opozitës për të mos u ulur në tryezën e dialogut me Edi Ramën kryeministër, Meta thotë se “përpjekjet e mia do të jenë të palodhura, por edhe çdo kontribut i partnerëve tanë për rivendosjen e këtij dialogu është edhe i domosdoshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *