Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli e Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes me vlerë 1.65 miliard dollarë


Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje me vlerë 1.65 miliardë dollarë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit.

Si pjesë e marrëveshjes, kontraktori izraelit i mbrojtjes Elbit Systems do të krijojë një qendër ndërkombëtare stërvitjeje në Greqi për të stërvitur Forcën Ajrore Greke për një periudhë prej 22 vjetësh.

Data e saktë e fillimit të projektit nuk u bë me dije në njoftim, shkruan Anadolu Agency. Gazeta izraelite ‘Yedioth Ahronoth’ tha se marrëveshja përfshin pajisjen e Greqisë me një avion të ri stërvitor M-346 ndërsa Elbit Systems do të marrë detyrën e mirëmbajtjes së të gjithë avionëve stërvitës gjatë gjithë periudhës së kontratës.

Më 5 janar, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, njoftoi se kishte rënë dakord me homologun e tij grek, Nikos Panajotopulos, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi sigurie për të ndërtuar, operuar dhe pajisur një qendër stërvitore për Forcën Ajrore Greke për një periudhë 20 vjeçare.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se qendra do të drejtohet nga Elbit Systems, që gjithashtu do të sigurojë stërvitjen, mbështetjen e nevojshme logjistike dhe do të sigurojë Forcën Ajrore Greke me 10 avionë M-346 të prodhuar nga kompania italiane ‘Leonardo’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *