Vendosni fjalën kyçe....

Teuta rimerr kreun e renditjes, fiton edhe Laçi


Nuk ka surpriza në ndeshjet e pasdites në Superligën shqiptare.

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e Skënderbeut me rezultatin 1-0 duke rimarrë kreun e renditjes me dy pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Edhe Laçi ka fituar ndaj Bylisit 2-1 duke forcuar pozitat në vendin e katërt të renditjes e duke ruajtur mundësitë për titullin kampion.

Tetë javë nga fundi gara për titiullin kampion është e hapur me katër ekipe që pritet të luftojnë ndërsa në fundin e klasifikimit Apolonia është praktikisht e rëndë ndërsa Skëndërbeu, Bylisi e Kastrioti do duhet të djersijnë për të shmangur rënien.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *