Vendosni fjalën kyçe....

OKB paralajmëron: Më shumë njerëz mund të vdesin nga uria se nga COVID-19


Sipas OKB-së, pandemia e Covid-19 do të përkeqësojë problemin e urisë në botë, duke sjellë akoma më shumë vdekje.

Kreu i agjencisë së ushqimit të OKB-së, paralajmëroi të martën se ndërsa bota po merret me pandeminë e koronavirusit, është gjithashtu “në prag të një pandemie urie”.

Siç shkruan ABC News, Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), David Beasley, tha se kjo mund të çojë në “uri me përmasa biblike” brenda disa muajsh, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme.

Beasley i tha Këshillit të Sigurimit të SHBA-së, se edhe përpara se COVID-19 të bëhej çështje, “viti 2020 do të përballej me krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.” Kjo për shkak të luftërave në Siri, Jemen dhe gjetkë, rrëmujën e karkalecave në Afrikë, katastrofat e shpeshta natyrore dhe kriza ekonomike që ka përfshirë Libanin, Kongon, Sudanin dhe Etiopinë.

Beasley tha se sot 821 milion njerëz shkojnë në shtrat të uritur çdo natë në të gjithë botën, 135 milion njerëz të tjerë po përballen me “nivele krize të urisë ose më keq”.

Po ashtu sipas tij, një analizë e re tregon se si rezultat i COVID-19, 130 milion njerëz të tjerë “mund të shtyhen në prag të urisë deri në fund të vitit 2020”.

Ai tha se WFP po siguron ushqim për afro 100 milion njerëz në çdo ditë. Mes tyre, ai tha: “rreth 30 milion njerëz varen nga ne për të qëndruar gjallë.”

Beasley, i cili vetë po shërohet nga koronavirusi, tha nëse këto 30 milion njerëz nuk marrin ndihmat ushqimore: “ 300,000 njerëz mund të vdesin nga uria çdo ditë gjatë një periudhe tremujore”. Pa futur këtu të prekurit nga kriza e koronavirusit.

Sipas WFP, 10 vendet me krizat më të këqija ushqimore në vitin 2019 ishin Jemeni, Kongoja, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani i Jugut, Siria, Sudani, Nigeria dhe Haiti.

Bresley ngriti mundësinë e “një pandemie urie” sepse sipas tij ekziston gjithashtu rreziku “që më shumë njerëz mund të vdesin nga ndikimi ekonomik i COVID-19 sesa nga vetë virusi”.

Shefi i WFP-së tha se bllokimet dhe recesioni ekonomik pritet të çojnë në humbje të mëdha të ardhurash për të varfërit që punojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *