Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Durrësi: Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë, do e çojmë në fund rindërtimin


Kryetarja e LSI-së ka deklaruar nga Durrësi se kryeministri Rama do paketohet më 25 prill.

Gjatë fjalës së saj në tubimin e organizuar në këtë qytet, Kryemadhi theksoi se Durrësi ka mundësinë të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë e rajonin.

Ajo kërkoi votën për LSI-në për ta nxjerrë atë forcë të parë në këtë qytet.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart. Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se kryeministri Rama i gënjeu durrsakët të cilët kanë mbetur pa banesa nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryemadhi tha se LSI-ja i mban premtimet e saj dhe do e çojë deri në fund procesin e rindërtimit e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Si gjithmonë, Edi Rama nuk të lë asnjëherë pa të zhgënjyer. Tek e dëgjoja dje, mendoja vërtetë se do të thonte diçka të mirë. Mendoja vërtetë se do të kishte çelësat në dorë për mijëra e mijëra familje durrsakësh, të cilëve do u jepte shtëpitë dhe do mbante premtimet për shtëpitë që do të dorëzonte brenda vitit 2020. Por po ikën 2021, kanë kaluar mbi 18 muaj nga konferenca e famshme që bëri në Bruksel, ku mori 1,2 miliardë euro dhe sot vazhdojnë me mijëra familje të Durrësit, të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit, që flenë në çadra. Më lejoni, që ne si partia e fjalës së mbajtur, si partia që u qëndron angazhimeve të saj, do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpive të tërmetit, për t’i çuar të gjitha familjet durrsake, të Bubqit, të Thumanës e kudo, në shtëpitë e tyre të sigurt dhe të jetojnë si qytetarë dinjitozë.” – theksoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *