Presidenti Ilir Meta është shprehur në emisionin “Opionon” se, Kryeministri Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit mund të shkojë në spitalin psikiatrik të Vlorës apo të Elbasanit, pasi kartela e tij është publike.
Meta tha ndër të tjera se në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.
Debati:
Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.
Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?
Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër