Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Ka ardhur koha për një ligj për presidentin


Në një deklaratë për mediat,  kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ka ardhur koha për një ligj që rregullon edhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

Balla po pyetej nga gazetarët lidhur me dekretin e Presidentit për projektligjin për betimin e gjyqtarëve.

“Sa i takon ligjit për Presidentin, është diçka që mendoj ka ardhur koha që siç kemi rregulluar me ligje institucionet, jemi të vonuar për të rregulluar institucionin e Presidentit me një ligj që sikurse ka çdo vend në botë të kemi një ligj për Presidentin, kur e kthen foltoren për një garë të brendshme me opozitën. Kjo që po ndodh nuk ka të bëjë marrëdhënien institucionale President- Kuvend, kemi të bëjmë me një garë të brendshme brenda opozitës. Është çelur një garë për lidershipin e saj, deri më tani kemi njohur z.Basha për kryetar të opozitës. Mbasi të mbarojë ky proces zgjedhor i opozitës, të dimë se kush është kryetari i ri.”- tha Balla.

Balla tha se do të respektohet procedura e Kuvendit, ashtu si për çdo dekret tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *