Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Mirditë kurdër HEC-it, Meta: Të ndalet masakra ekologjike, Prokuroria të hetojë


Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së ditës së djeshme në Mirditë, ku banorë të Zall Gjocajt kundërshtuan ndërtimin e një HEC-i në zonën e tyre.

Ndërsa shpreh mbështetjen e tij ndaj tyre, Meta bën thirrje që kjo “masakër ekologjike” siç e quan ai të ndalet menjëherë dhe që Prokuroria të hetojë.

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.
Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.
Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!
25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.”– shkruan presidenti.

Ditën e djeshme dhjetëra banorë të zonës si dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestuan kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe një fabrike uji në zonë. Policia arrestoi katër prej tyre duke e konsideruar protestën të paligjshme, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 30 persona.