Vendosni fjalën kyçe....

33 të shoqëruar nga protesta në Mirditë, procedohen në gjendje të lirë


33 persona janë shoqëruar nga policia pas protestës në Mirditë.

Ata do porocedohen në gjendje pasi sipas bluve kanë protestuar në mënyrë të paligjshme si dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë tunelit të Kalimashit.

Dhjetëra banorë të zonës si dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestuan ditën e sotme kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe një fabrike uji në zonë.

Njoftimi

“Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *