Vendosni fjalën kyçe....

“Shoqërimi i protestuesve në Mirditë sulm politik ndaj Vetëvendosjes, Rama po shtyp me dhunë çdo protestë” – Arbër Zaimi i Vetëvendosjes


Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi e ka quajtur sulm politik shoqërimin e akivistëve të kësaj lëvizje gjatë protestës së ditës së sotme në Mirditë.

Në një reagim në Facebook, Zaimi shkruan se në polici po mbahen të paktën 19 protestues ndërsa thekson se shkaqet e shoqërimit të tyre janë sulmi politik i Ramës ndaj Vetëvendosjes dhe shtypja e dhunshme e çdo proteste e trembja me polici e qytetarëve që kanë arsye për të protestuar.

“Dy janë arsyet pse policia po mban në Lezhë e Rrëshen së paku 19 protestues, banorë të fshatrave Thirrë e Sang, dhe aktivistë të Lëvizjes që kanë shkuar në ndihmë të tyre. 

E para – ajo që është bërë e zakonshme nën thundrën e Ramës, shtypja e dhunshme e çdo proteste e trembja me polici e çdo qytetari që ka arsye për të protestuar.

E dyta – sulmi politik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila trimëron komunitetet dhe nxit organizimin e tyre përballë pushtetit. Ndalimi i aktivistëve të LVV tregon se pushteti nuk dëshiron “shqetësime” të tilla. Por ne nuk ekzistojmë për të kënaqur pushtetin.” – shkruan Zaimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *