Vendosni fjalën kyçe....

Bien numrat, 6 viktima e 360 raste të reja me Covid-19 në vend


Gjashtë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, personat që kanë ndërruar jetë janë 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68-83 vjeç.

Nga 3342 testime të kryera janë gjetur 360 raste të reja me koromavirusin e ri.

Për sa u përket të shtruarve në spital, në katër spitalet covid në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 227 pacientë nga të cilët 13 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *