Vendosni fjalën kyçe....

Kostoja e koronavirusit në Kinë mund të arrijë në 60 miliardë dollarë


Kina do të duhet të reduktojë taksat, rrisë shpenzimet dhe të ulë ratat e interesit për të ndaluar që epidemia e koronavirusit të gjymtojë ekonominë e saj në telashe.

Impakti ekonomik i virusit të ri që ka goditur Kinën është ende i pamundur të përcaktohet por disa agjenci shtetërore kanë llogaritur se ekonomistët duhet të ulin të paktën dy pikë përqindjeje nga rritja e tre-mujorin të parë të 2020 për shkak të epidemisë, e cila ka ndaluar punën dhe aktivitetin në zona të gjera të vendit. Një rënie e tillë llogaritet më tej në rreth 62 miliardë dollarë.

Kina mezi do të përballojë një ulje të tillë teksa rritja ekonomike e vitit të kaluar ishte më e ulëta në tre dekada, si pasojë e rritjes së borxhit dhe tensioneve tregtare me SHBA.

Ndërkohë koronavirusi i ri ka vrarë më shumës e 200 njerëz dhe ka infektuar më shumë njerëz se epidemia e SARS në 2003. Partia komuniste në pushtet ka caktuar kryeministrin Li Keqiang në krye të çështjes së virusit, që do të thotë se parandalimi i përhapjes është një nga prioritetet e qeverisë, shkruan e përditshmja shtetërore kineze në një koment.

Qeveria qendrore dhe entet lokale kanë bërë gati 12.6 miliardë dollarë nga buxhetet e tyre për pajisje dhe trajtimin mjekësor. Bankat kanë reduktuar ratat e interesit për bizneset dhe individët në zonat më të goditura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *