Vendosni fjalën kyçe....

PD në Kolegjin Zgjedhor: Partia e Patozit të ndryshojë logon, fleta e votimit jo me numra po me emrat e kandidatëve


Partia Demokratike ka prezantuar ankesat e saj lidhur me fletën e votimit që do përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesi demokrat, Ivi Kaso, bëri thirrje që partia Bindja Demokratike të ndryshojë logon duke qenë se e ka shumë të ngjashme me atë të PD-së.

Po kështu ai theksoi se fleta e votimit duhet të ketë emrat dhe mbiemrat e kandidatë dhe jo me numra siç ka propozuar PS-së.

Sipas Kasos, fleta e votimit me numra ngatërron zgjedhësit ndërsa propozimi i PD-së, shtoi ai, e bën më lehtë dhe më të qartë votimin.

Ai theksoi se fleta e votimit do ishte më e përshtatshme në formatin vertikal dhe të ketë në të emrat dhe mbiemrat e kandidatëve respektivë.

“Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë, sondazhi i KQZ nxori fitues pikërisht këtë model, me kriteret e tjera të fletës jemi dakord. Duke konsideruar që ligji flet për kandidatë, pra nënkupton referimin e kandidatit me emër dhe mbiemër. Së dyti, logoja e Bindjes Demokratike. Ishte akti i Kryekomisionerit që na njohu vetëm me datë 31 mars me logon e Bindjes Demokratike që ishte shumë e ngjashme me atë që mban PD prej 30 vitesh, po atë ditë i dërguam një kërkesë që sipas ligjit, KQZ ta zgjidhte këtë çështje. KQZ vendos se cila nga të dyja duhet të përdorë emrin dhe logon, kjo bëhet edhe me themelimin e partisë. Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm. Ne si parti nuk kërkojmë që Bindja Demokratike të ndryshojë logon për aktivitetet e tyre, por kërkesa jonë është ka të bëjë vetëm me fletën e votimit” – tha Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *