Pas humbjes në ndeshjen e parë në grup ndaj Belgjikës, Rusia ka mundur të mbajë gjallë shpresat për një vend në fazën finale të Euro2020 pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Finlandës në shtëpi.
Golin e vetëm për rusët e shënoi Miranchuk në fund të pjesës së parë.
Ditën e nesërme luhet ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Danimarkës e Belgjikës ku danezët luajnë mundësinë e fundit për kualifikim e kësisoj duhet të bëjnë çmos që të marrin fitoren.
Belgjika nga ana e saj i ka tre pikë në trastë e kësisoj është më e qetë ndërsa fitorja thuajse e kualifikon.