Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj e Spiropali: Në Tiranë marrim 20 mandate. Lotët e njerëzve arsye themelore pse ia vlen të merresh me politikë


Ministrja Spiropali u shpreh e bindur se PS-ja do marrë 20 mandate në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo dhe katër kandidatë të tjerë u prezantuan nga kryebashkiaku Veliaj ndërsa gjatë fjalë së saj shtoi se kryeministri dhe kandidatët socialistë po punojnë për të ardhmen.

“Besoj që po punojmë për një gjë të madhe për të gjithë. E di ç’më tha dikush në Paskuqan? “Unë jam nga ata që mund të quhet demokrat i flaktë, se gjithë jetën time kam votuar PD-në, por Edi Rama na mundi dhe nuk na mundi me dhunë, por na mundi me punë dhe sa mirë bëri se po fitojmë të gjithë ne bashkë me fëmijët tanë”. Ishte mesazh i fortë: ne punojmë për fëmijët, po punojmë për të ardhmen. Besoj do na ndjekin Eri, do t’i marrim ato 20 mandate në Tiranë.” – tha Spiropali.

Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj, tha gjatë fjalës së tij se lotët e njerëzve të thjeshtë janë arsyeja pse duhet të merresh me politikë e të punosh çdo ditë për ta.

“Kemi qenë të tre, ti, Kryeministri dhe unë në Vaqarr, ku i dorëzuam çelësin e shtëpisë një nëne, mosha e nënës sime, rreth 80 vjeç, jetonte me djalin e nusen e djalit, fatkeqësisht të dy me probleme shëndetësore. Ajo nëna qante me lot nga ngazëllimi dhe e them shpesh, kjo është një arsye themelore, fondamentale pse ia vlen të merresh me politikë dhe pse ia vlen të punosh çdo ditë në favor të qytetarëve.” – tha ndër të tjera Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *