Vendosni fjalën kyçe....

Rebani Jaupi thirrje partive politike: Respektoni masat anti-covid gjatë fushatës, nuk duan të jemi shkak acarimi mes politikanëve dhe policisë


Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë një deklaratë për mediat nga stadiumi ‘Air Albania’, kun ë këto momente po vaksinohen efektivët e policisë.

Jaupi tha se nga Covidi kanë humbur jetën në rradhët e policisë gjisthsjej tetë perona dhe se aktualisht të infektuar janë tetë punonjës.

 “Shifrën e të prekurve në total se kam. Kemi pasur efektivë të prekur nga COVID. Jo kohët e fundit. Aktualisht rreth 8 veta janë pushim për shkak të covid. Gjatë gjithë periudhës 8 efektivë kanë humbur jetën. Nuk kemi pasur numër të shtuar infektimesh, por gjithsesi përqindja ka qenë si gjithë popullata.” – tha Jaupi.

Ai iu bëri thirrje partive politike që të kujtojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë masat, ndërsa theksoi se ato subjekte politike që nuk i kanë respektuar masat anti-covid janë gjobitur. Por thekson se qëllimi i tyre nuk është të krijojnë acarime mes politikanëve dhe policisë.

“Natyrisht që në ambientet e mbyllura kemi vendosur gjoba. Iu bëhet thirrje në mënyrë të vazhdueshme subjekteve politike. Natyrisht ne nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë. Thirrja jonë e vazhdueshme është që gjithsecili duhet të ruajë distancimin, pavarësisht se jemi në fushatë. Iu bëj thirrje të gjithë subjekteve politike që t’i kërkojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë distancimin dhe masat mbrojtëse, siç janë maskat.”– tha Jaupi.