Vendosni fjalën kyçe....

Vonesat për fletën e votimit, Kreu i KQZ-së: Nuk prisja kaq shumë kundërshti, palët ta kuptojnë se më me rëndësi është koha


KQZ ka nisur sot testimet në kuadër të projektit për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet 25 prillit. Testimet do zgjasin deri më 11 prill.

Në një dalje për mediet, Celibashi sot për vonesat e pritshme pas ankimimit të disa forcave politike në KAS të vendimit për fletën e votimit.

Celibashi u shpreh se nuk e kishte pritur gjithë këtë kundërshti dhe se në këtë moment më e rëndësishme është koha e sipas tij çdo ditë e humbur ndikon në procesin në tërësi.

“Çdo ditë që ne humbasim në lidhje me atë se si do të jetë forma dhe vetëpërmbajtja e fletës së votimit natyrshëm që ndikon në proces në tërësi sepse do duhet që votuesit shqiptarë të kenë dijeni se si do jetë fleta e votimit. Nuk e kam pritur që do kishte kaq kundërshti mes palëve për përmbajtjen e fletës së votimit. Jemi në këtë situatë dhe të shpresojmë që palët do ta kuptojnë se më e rëndësishme është koha në këtë moment se sa si do jetë e organizuar fleta e votimit.”– deklaroi Celibashi.

Ai u bëri dhe një apel anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që ta shqyrtojnë çështjen sa më parë “pa cenuar pavarësinë e tyre” në rast ankimimi në Kolegj të vendimit të KAS.