Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama para se të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, t’a bëjë rrogën minimale në vend 400 mijë lekë


Kryetarja e LSI-së tha sot se objektivi i opozitës është rritja e mirëqenies për familjet shqiptare. Kryemadhi ceku edhe deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me sjelljen në vend të punëtorëve nga Bangladeshi.

Ajo tha se para se kreu i qeverisë të sjellë punonjës nga këto vende, t’u mundësojë kompanive shqiptare që t’ua bëjnë pagën punonjësve të tyre 40 mijë lekë të reja.

“Të gjithë dëgjuat batutat qesharake të kryeministrit që bënte në Shkodër për punëtorët që do të vijnë nga Bangladeshi dhe të gjithë gazetarët dhe rrjetet sociale u morën me meme, sesi mund të ndodhte po të vinin punëtorët nga Bangladeshi, por asnjëri nga ne nuk foli sesi ata që kanë fasonët e dinë shumë mirë dhe e kanë të pamundur për të paguar rrogën e një punëtori në fason me 400 mijë lekë. Por përkundrazi, mezi e realizojnë që t’u japin pagën punëtorëve. Sepse me rënien e ekonomisë, çdo fabrikë fasonistësh humbet të paktën me qindra mijëra euro për shkak të kodit doganor, të ligjeve absurde të Edi Ramës, për shkak të çdo abuzimi dhe shkatërrimi të ekonomisë shqiptare. E pra para se të marri dhe të bëjë rrogat e punëtorëve nga Bangladeshi, nga Pakistani e nga të dojë ai me 400 mijë lekë, të bëjë rrogat e punëtorëve shqiptarë dhe t’u japë shansin dhe mundësinë bizneseve shqiptare që të bëjnë rrogat minimale me 400 mijë lekë.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se shqiptarët janë lodhur me mashtrimet e Ramës në 8 vitet e qeverisjes së tij. Kryemadhoi theksoi se vendi përballet me taksa e çmime më të larta, me biznese të mbyllura, me të rinj të larguar nga vendi e kjo do ndryshojë më 25 prill.

“Me mashtrime të tilla shqiptarët janë lodhur, kanë 8 vite që e dëgjojnë atë që gënjen. 4 vjet me kusi e timon, i vetëm fare dhe ja ku jemi sot. Taksa më të larta, çmime më të larta, biznese të mbyllura, fëmijë të larguar nga Shqipëria, shkolla të shkatërruara, spitale të rrënuara, shërbim shëndetësor skandaloz, faturat e ilaçeve më të larta se kudo tjetër. E pra kjo është ai që ai kërkonte, të pasuronte veten dhe oligarkët e tij dhe të varfëronte qytetarët.” – shtoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se në zgjedhjet e 25 prillit fitorja e LSI-së do jetë e padiskutueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *