Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj-Kurtit: Mos e hiq taksën ndaj Serbisë pa u njohur Kosova në kufijtë ekzistues


Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, i ka bërë thirrje pasardhësit të tij, Kurti, të mos e heqë taksën deri në njohjen e Prishtinës nga Beogradi.

Ai shkruan në Facebook se kthimi në një proces dialogu të konsumuar e kompromentuar nuk ka asnjë vlerë, vetëm në rast se kërkesa e vetme e tij është njohja e Kosovës në kufijtë e tanishëm.

‘Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare. Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.’ – shkruan Haradinaj.

Në fund ish-kreu i qeverisë e paralajmëron Kurtin se do jetë përgjegjës për pasojat që do rrjedhin nëse ai nuk kërkon njohjen përfundimtare të Kosovës nga Serbia por ulet në një dialog pa asnjë vlerë me Beogradin.

‘Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.’ – mbyll statusin Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *