Vendosni fjalën kyçe....

PD: Berisha e një grusht kriminelësh planifikuan gjakderdhje më 8 janar, demokratët i braktisën


 

Partia Demokratike ka publikuar një video, që pason ato të ditëve të fundit.

Në mesazhin në rrjetet sociale, selia blu thekson se Berisha e një grusht kriminelësh kishin planifikuar të derdhni gjak më 8 janar.

Sipas PD-së, Berisha e të tijtë dështuan pasi demokratët i braktisën dhe ai nuk e mban dot më peng PD-në e Shqipërinë.

Në mesazh thuhet gjithashtu se PD po ngrihet mbi rrënojat e dhunës së Berishës, e çliruar nga makthi dhe është e vendosur t’u ofrojë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.

Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.” – thuhet në mesazh.