Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi takim me banorët në Laprakë: Mos e votoni një qeveri që ju vjedh e s’ka mbajtur premtimet


Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Laprakës në Tiranë. Kandidatja për deputete në Tiranë dëgjoi shqetësimet  e banorëve të zonës mes baltës e gropave që mbulon gjithë zonën.

Ata i thanë ish-deutetes demokrate se fondet për rrugën janë vjedhur e për këtë arsye rruga ka mbetur si mos më keq.

Po kështu banorët e zonës thanë se aty nuk ka as çerdhe, as kopsht e as shkollë pavarësisht se ia paguajnë bashkisë të gjitha taksat.

Vokshi nga ana e saj u tha banorëve që takoi që të mos e votonin më një qeveri që i ka grabitur dhe që nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Ku kanë shkuar taksat që keni paguar. Mendoni, janë 20 mijë banorë pa asnjë shkollë. Këta bëjnë garë e njëri-tjetrin, kush vjedh më shumë, kush mashtron më shumë, gjithë taksat e detyrimet që paguani, ju jeni krejt të braktisur. Mos e votoni më një qeveri që ju vjedh dhe nuk ka mbajtur premtimet.” – tha Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *