Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja thotë se “nuk ka prova” për të kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca


Kreu i Agjencisë Evropiane të Barnave tha të mërkurën se nuk ka ‘asnjë provë’ që do të mbështeste kufizimin e përdorimit të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca te çdo grupmoshë, pasi Gjermania e ndaloi atë për personat nën 60-vjeç në mes të shqetësimeve për mpiksjet e rralla të gjakut tek një pjesë e pacientëve.

Drejtorja Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke, tha se agjencia e saj me bazë në Amsterdam vazhdon të studiojë raportet e rasteve të reja dhe do sigurojë një vlerësim të mëtejshëm javën e ardhshme.

Të martën, një panel i pavarur i ekspertëve të vaksinave në Gjermani tha se vaksinat AstraZeneca nuk duhet t’u jepen njerëzve nën 60 vjeç për shkak të një rritje të rasteve të raportuara të mpiksjes së pazakontë të gjakut në ditët pas vaksinimit.

Ky veprim vuri përsëri në qendër të vëmendjes Agjencinë Evropiane të Barnave, e cila autorizoi vaksinën AstraZeneca në janar dhe tha në fillim të këtij muaji – pasi disa vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut – se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

“Sipas njohurive aktuale shkencore, nuk ka asnjë provë që do të mbështeste kufizimin e përdorimit të kësaj vaksine në çdo grupmoshë.” – u tha Cooke gazetarëve.

Ajo tha se vlerësimi i agjencisë u bazua në 62 raste në të gjithë botën me mpiksje të pazakontë gjaku, përfshirë 14 vdekje, të raportuara në EMA deri më 22 Mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *