Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona hidhet në sulm për Haaland, “me vrap” pas saj edhe Reali i Madridit


Barcelona është hedhur në sulm për talentin e Dortmundit, Haaland.

Agjenti i norvegjezit, Mino Raiola, babai i tij si dhe drejtuesit e klubit blaugrana kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Barcelonë.

Siç shkruan media katalanase ‘Mundo Deportivo’, presidenti Laporta po bën çmos për ta bindur norvegjezin që të bashkohet me Barcelonën.

Megjithatë për këtë duhet të mposhtë së pari interesin e rivalëve të Realit të Madridit, që gjithashtu e kërkojnë për vete talentin që luan për Dortmundin në Gjermani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *