Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj i PD-së nxjerr videon: Si po shtrohet zhavorr elektoral mes Tiranës për vota


Vijojnë akuzat nga PD-ja për shtrimin e rrugëve të lagjeve në Tiranë, me qëllim për të mashtruar qytetarët për të marrë vota.

Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë, Alfred Rushaj ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku shihen duke u kryer punime në një rrugë në njësinë nr.4 në kryeqytet, në një kohë fushate.

“Zhavorr elektoral

Në mes të Tiranës, në Njësinë 4, Rilindasit shtrojnë zhavorrin elektoral për të marrë vota.

Ky krim elektoral synon të mashtrojë qytetarët për arritjet e qeverisë, ndërsa e vërteta është se banorët e kësaj zone kanë qenë jashtë vëmendjes gjatë gjithë kohës.

Shumë mirë që po hidhet zhavorr, vetëm se kjo gjë duhej bërë më parë, jo tani për fushatë!”- shkruan Rushaj krahas videos.

Kujtojmë se akuza të ngjashme janë ngritur edhe më herët nga kandidati tjetër i PD-së Belind Këlliçi, i cili thoshte se po shtrohej asfalt elektoral në rrugën “Milto Sotir Gurra” në Unazën e Re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *