Vendosni fjalën kyçe....

Goditet me gurë një nga zyrat elektorale të PS-së në Berat, nisin hetimet (VIDEO)


Goditet me gurë një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat.

Bëhet fjalë për zyrën e PS-së në lagjen “30 Vjetori”, që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit.

Mësohet është thyer dera e jashtme e kësaj zyre elektorale.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit është thirrur policia në vendngjarje, ku ekspertët kanë gjetur edhe gurin ndërsa po hetojnë për të zbuluar se kush qëndron pas këtij incidenti.

Efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, për të identifikuar personin që ka goditur me gurë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *