Vendosni fjalën kyçe....

Humbi jetën në magazinën që mori flakë te kthesa e Kamzës, Rama viziton familjen e Arjan Salajt


Këtë paradite kryeministri Edi Rama shkon për vizitë ngushëllimi te familja e Arjan Salajt, i riu i cili humbi jetën nga zjarri që ra disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë.

Kjo vjen dy ditë pasi qeveria shprehu gatishmërinë për ta shpallur atë “Dëshmor të Atdheut” pas procesit të hetimeve.

Arjan Sala dha jetën ndërsa shpëtonte punonjësit e tjerë të qendrës tregtare. Ai u fut mes flakëve për të parë nëse kishte të tjerë të bllokuar, por vetë nuk mundi të dilte dot më jashtë.

Trupi i pajetë i tij u nxor mëngjesin e së shtunës pas rreth 60 orësh kërkime, pas 60 orësh që familjarët e tij qanin e prisnin të dëshpëruar jashtë, për një gjurmë nga ai.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike megjithatë do jetë përfundimi i hetimeve që do përcaktojë shkakun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *