Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri takon familjen që jeton pas perdes brenda një lokali fshati: “Juve ju duhet një qeveri njerëzore”


Kandidatja e PD-së për deputete Orjola Pampuri, ka vizituar një familje në një fshat në Tiranë. Shtëpia e Agimit në fshatin Bastar i Mesëm është shembur nga tërmeti, por deri tani nuk ka përfituar asgjë.

Sipas PD-së, njerëzit në fshat janë të harruar plotësisht nga qeveria dhe familja e Agim Lilës është një prej rasteve të shumta.

Me familjen dhe me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, Agimi jeton pas perdes që e ndan me një bar të sajuar në fshat.

“Rrobat i kam të gjitha përjashtë. INUK-u erdhi dhe më vuri 5 milionë lekë gjobë, pse vura këtë kasolle. Policia më mori përkrahësh e më çoi në rajon. Ndërkohë, bashkia ka 1 vit që më gënjen, do të vijmë sot e do të vijmë nesër, asgjë.”– tha Agimi.

Orjola Pampuri e siguroi atë se pas 25 Prillit gjërat do të ndryshojnë.

“Çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshimin. Juve ju duhet një qeveri njerëzore, që kujdeset dhe merr vendime në interesin tuaj.”– tha Orjola Pampuri, duke ftuar banorët e zonës të votojnë për PD-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *