Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se po vidhte banesën e dëmtuar nga tërmeti, arrestohet një person në Durrës


 Një 42-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se po tentonte të vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas policisë, 42-vjeçari me inicialet L.T u kap në kushte flagrance në lagjen 17 në Durrës, ku një pjesë e madhe e banorëve kanë braktisur shtëpitë.

Policia thotë se ka shtuar masat e kontrollit në këto zona.

“Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së Policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas tërmetit me magnitudë 6.4 të 26 nëntorit, mijëra qytetarë mbetën pa shtëpi si në Durrës ashtu edhe në Tiranë, Krujë e Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *