Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Veliaj në Kombinat, fushatë e firmosje kontratash për apartamentet që po ndërtohen në lagjen e re


Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës ndodhen sot në Kombinat, për firmosjen e kontratave të porosive për familjet e para që do të marrin apartamentet e reja në Kombinat.

Dhjetë familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, firmosën sot kontratën që siguron strehimin e tyre me një apartament të ri në lagjen “KombinArt” që po ndërtohet në Kombinat.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se deri më tani janë firmosur 338 kontrata të tilla. Ai theksoi se këto apartamente shumë herë më e mirë se ajo që kishin para tërmetit.

“E gjithë kjo përpjekje po bëhet për mirë, për të marrë diçka më cilësore që zgjidh strehimin e banorëve që kanë qenë në kushte të vështira edhe para tërmetit. Kemi nënshkruar deri tani 338 kontrata të tilla dhe janë kontrata që kanë detyrime për afatet, penalitet për bashkinë e Tiranës për afatet.”– tha Veliaj.

Mes të tjerash ai shtoi se përkundër “disa legjendave urbane”, këto apartamenta do të jenë prona të qytetarëve e jo të shtetit, të cilët mund t’i shesin në treg apo t’i trashëgojnë.

“Kemi zgjidhur disa legjenda urbane që për rindërtimin. shtëpitë janë të banorëve që firmosin këto kontrata dhe do t’i kenë në jetë të jetëve, apo për t’i shitur në treg. Një tjetër legjendë ka qenë se terrenet që lirohen, bashkia do të bëjë kulla. Nuk është e vërtetë, do mbeten publike dhe do rehabilitohen si terrene sportive si lulishte.”-shtoi Veliaj.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, theksoi se këto kontrata detyrojnë shtetin që të respektojë afatet dhe detyrimet ndaj qytetarëve dhe se këto kontrata janë për t’i siguruar ata që apartamentet do t’i marrin.

“Sot këto kontrata që firmosen e fillojnë me Kombinatit, janë lajmëruar shumë kohë më parë. Sepse e kemi thënë se ata që do të marrin apartamente do të presin pak më gjatë. Është shumë e rëndësishme t’i mbrojmë shpirtërisht nga hienat e fallxhoret e Kombinatit, se e dini shumë mirë se çfarë ju thonë vazhdimisht, se këtu do bëhet diçka krejt tjetër nga çfarë thuhet e do mbeteni rrugëve duke ju dhënë kontratën. E njëkohësisht vendosim detyrimin kontraktual për ne që ky është afati, e bashkia do marrë përsipër sanksionet.

Ju keni një kontratë si një sipërmarrës që ndërton pallate, por ndryshe nga disa sipërmarrës që i bëjnë kontratat dhe nuk i respektojnë, ju keni mundësinë që të garantoni respektin e plotë të kontratës sepse shteti nuk ka mundësi që të mos e respektojë sepse i kushton më shumë në gjykatë. Për sa kohë ju do të na besoni e do të na mbështesni, e për sa kohë ju na jepni mundësinë që të punojmë oër ju për aq kohë, do të keni në qeverinë e këtij vendi e në bashkinë e këtij qyteti, më të mirët e mundshëm, edhe pse ne nuk jemi më të mirët e imagjinueshëm. Nëse unë imagjinoj se sim und të isha unë më i mirë, nuk ka krahasim mes asaj që unë imagjinoj dhe unë jam, dhe kjo vlen për të gjithë besoj.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *